Reshje bore në Korçë, ja gjendja e rrugëve drejt fshatrave turistikë

Aktualitet
Reshje bore në Korçë, ja gjendja e rrugëve drejt fshatrave

Reshje bore në të gjithe qarkun e Korcës nga ora 02:00 deri ne oren 06:00 te mengjesit të kësaj të shtune.

Megjithatë nuk raportohen probleme me levizshmërinë në akset rrugore kryesore në juglindje në të gjithë akset perfshire ketu edhe fshatrat turistike si Voskopoje, Dardhe dhe Boboshtice.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kompanite kontraktore kanë punuar me pastrim dhe kriposje. Trashësia e bores varion nga 5-15 cm ne zonat e larta malore ndërsa reshjet pas orës 06:00 u ndërprenë.

PARASHIKIMI I MOTIT PER SOT:

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh në të gjithë vendin.

Prej orëve të mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Korçë, Gjirokastër e Vlorë, Elbasan, Fier. Në zonat e thella malore do të ketë reshje të dobëta bore.

Era do të fryjë nga Juglindja-Veriperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek e në bregdet deri 20 m/sek., shoqëruar me një valëzim të forcës 1.5 ballë.

ME TE LEXUARAT