Shpërthen në flakë makina, bllokohet rruga e Rinasit

Aktualitet

zjarr-makine15rinasNjë automjet u përfshi nga flakët në orët e mbrëmjes, në rrugën e Rinasit. Djegia e makinës shkaktoi vështirësi në qarkullim në këtë rrugë, e cila u bllokua menjëherë për automjetet.

Ne vendngjarje kanë shkuar forca policore dhe dy zjarrefikese. Ende nuk dihen shkaqet e sakta te zjarrit, ne makinen tip “Benz” 4-feneresh ngjyre blu, me targa AA 399 JZ, por sipas hetimeve të para të policisë mendohet se origjina e flakëve ka qenë një qark elektrik në automjet.

Burimet nga vendi i ngjarjes, kane thene se si pasoje e zjarrit ne makine nuk pati te lenduar me perjashtim te demeve materiale.

ME TE LEXUARAT