Akuzat për blerje votash në Shkodër, Meta-Topallit: Atë që të quajti moldave, e ke sot aleat!

Aktualitet

METAKryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ish-kryeparlamentare, shkëmbyen sot replika të ashpra në seancë plenare. Deputetja Topalli e akuzoi kreun e Kuvendit se po tenton të blejnë votat në Shkodër.

I menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë ka qënë reagimi i kryeparlamentarit, i cili mes të tjerash i kërkoi deputetes së qarkut të Shkodrës, që faktet që disnon ti çojë në prokurori.

“Jozefinë është e drejta jote të jesh e pacipë, por mos harro se na njeh Shkodra, por nëse ke fakte të tilla t’i denoncosh në polici e prokurori. por ti ke hall tjetër se do të justifikosh më 21 qershor rezultatin e partisë tënde. Shkodra do ta japë përgjigjen më 21 qershor. Atë që ti e quan mafie në Shkodër dhe që diur të ka bërë ty moldave, sot e ke aleatin më të ngushtë. Unë nuk flas asnjëherë, por meqë zonja më përmendi drejpërdrejtë emrin dhe ka disa seanca që shpif këtu iu përgjigja”, deklaroi kreu i Kuvendit.

ME TE LEXUARAT