Gjykata amerikane dënon bashkëpunëtorin e Osama Bin Laden

Bota

bashkepunetoriNjë juri gjykate në New York, e ka dënuar një bashkëpunëtor të Osama bin Ladenit, për sulmin me bombë të vitit 1998, në ambasadat amerikane në dy vende të Afrikës, sulm ky që mori jetën e 224 personave.

Fjala është për Khalid al-Fawwaz, pjesëtar i Al Kaidës që udhëhiqej nga bin Laden. Prokurorët kanë thënë se Fawwaz, 52 vjeçar, ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të besueshëm të bin Ladenit, i cili ka punuar me Al Kaidën në tri kontinente, për gati një dekadë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Verdikti është marrë pas një procesi pesë javor në një gjykatë federale amerikane. Juria e ka shpallur fajtor atë në katër pika të akuzës, konspiracion me qëllim të vrasjes së amerikanve dhe shkatërrim të pronës.

Dënimi i tij e con në 10 numrin e të pandehurve të dënuar në lidhje me sulmin me bombë në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani. Fawwaz tani përballet me mundësinë e dënimit me burg të përjetshëm, vendim ky që do të bëhet i ditur më 21 maj.

Ai ishte arrestuar në Londër, në shtator të vitit 1998, ndërsa deri më tash ka kaluar 16 vjet në burg.

ME TE LEXUARAT