Xhuli e Big Brother: Jam pajtuar me Arditin, s`jam lidhur me Brunon

Showbiz

xhuli15Jeta e saj private është gjithnjë në qendër të shtypit rozë. Që pas mbarimit të “Big Brother”, Xhuli ka befasuar me lajmet që vijnë nga jeta sentimentale. Pas lidhjes së shkuar keq me Arditin, bukuroshja e reality show-t, u pa e lumtur në krahët e këngëtarit të ri Bruno. Megjithatë për vajzën me origjinë nga Lezha asgjë s’është ashtu si duket. E kontaktuar nga “Bluetooth” ajo hedh poshtë lajmin se ka një lidhje me Brunon, duke e quajtur atë vetëm një mik dhe asgjë më shumë. Por ajo që habit më shumë është afrimi i Xhulit me Arditin, ish-të dashurin brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ditët e fundit ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me djaloshin nga Shkodra. Edhe pse thotë që janë miq të mirë, nuk e përjashton mundësinë për një rikthim të ri për këtë çift kaq simpatik.

Para pak ditësh keni postuar një foto të vjetër ku shfaqesh me Arditin, mund të thuhet se ju të dy i keni rregulluar tashmë marrëdhëniet?

Po është e vërtetë. Kisha një foto ku isha me Arditin dhe vendosa ta postoj në “Instagram”. Natyrisht që i kemi rregulluar marrëdhëniet tona. Jemi pajtuar me njëri-tjetrin. Shpenzoj kohë me Arditin tashmë dhe mëritë i përkasin së shkuarës.

Kjo do të thotë që ju keni nisur dhe njëherë lidhjen tuaj?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jo jo, nuk jemi lidhur. Fakti që unë postoj një foto nuk do të thotë se jemi të dashur. Jemi miq të mirë dhe asgjë më shumë. E di që të shumtë do të jenë ata që nuk do të më besojnë, por faktikisht ne s’jemi bashkë dhe pse kemi mbetur miq të mirë.

Mund të themi që jeni bërë nostalgjike dhe ju ka munguar gjatë kësaj kohe Arditi ndaj dhe e keni shpërndarë këtë foto?

Ndoshta mund të thuhet dhe kështu. Thjesht e gjeta si foto më pëlqeu shumë dhe vendosa ta shpërndaj për miqtë e mi, për tu treguar të gjithëve se pas gjithçkaje që ndodhi mes nesh, ne kemi ditur që për hir të asaj që patëm të ruajmë një marrëdhënie të mirë, qoftë edhe si shok.

A keni menduar të riktheheni me Arditin, të rinisni dhe njëherë lidhjen tuaj?

Nga unë dhe nga Arditi çfarë nuk pritet që kështu asgjë si dihet. Megjithatë nuk dua që të më keqkuptojnë pasi aktualisht ne jemi dy miq të mirë.

Pak kohë më parë qarkulloi në media lajmi i lidhjes suaj me Brunon, një këngëtar i ri i skenës muzikore, a ishte i vërtet ky lajm?

Më vjen mirë që më pyete sepse dua që ta saktësoj këtë gjë. Unë dhe Bruno nuk kemi qenë kurrë të lidhur. Nuk është aspak i vërtet ky lajm. Nuk guxon njeriu të dalë me një shok se direkt ta vënë të dashur. Në fakt nuk është kështu. Bruno është një shok i mirë i imi dhe kaq, nuk ka qenë kurrë i dashuri im dhe as nuk ka për të qenë.

Më herët ju vetë kishit deklaruar se kishit një lidhje me një këngëtar të ri…

Po, por nuk e kisha fjalën për Brunon.

Cili është statusi juaj aktual, a keni një lidhje?

Tani jam single dhe po e shijoj shumë. E di që në çdo dalje timen me shoqërinë shkruhet se unë kam një të dashur të ri, por nuk është ashtu. Fatmirësisht jam single.

ME TE LEXUARAT