Biblioteka presidenciale e Obamës do të ndërtohet në Çikago

Bota

obamaQyteti i Çikagos u përzgjodh për ndërtimin e bibliotekës presidenciale të Barack Obamës, që do të mbledhë të gjithë arkivat e presidentit të 44-t të SHBA-së pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2017.

Barack dhe Michelle Obama e konfirmuan këtë zgjedhje, që ishte publikuar nga shtypi lokal që prej fillimit të muajit maj, në një video të publikuar nga Fondacioni Obama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetet e tjerë të diskutueshme ishin Nju Jorku dhe Honoluluja.

“Jam bërë vërtet një njeri kur jam vendosur në Çikago”, theksoi Obama.

”Është ai vendi ku kam gjetur një formë idealizmi (…) ku kam takuar bashkëshorten time, ku kanë lindur fëmijët e mi”, shtoi Obama.

“Me një bibliotekë dhe një fondacion në jug të Çikagos, ne do të mund jo vetëm të inkurajojmë ndryshimet në nivel lokal, por gjithashtu të tërheqim mbarë botën në Çikago”, nënvizoi Obama.

Sipas konceptuesve, ky projekt mund të tërheqë rreth 800 000 vizitorë në vit dhe mund të jetë një motor i fuqishëm ekonomik për qytetin ku Barack Obama festoi fitoren e tij në vitin 2008.

Tradita e bibliotekave presidenciale amerikane u nis nga Franklin Roosevelt (në Shtëpinë e Bardhë nga vitit 1933 deri në 1945), që ishte i shqetësuar për mbledhjen dhe për të bërë të arritshme të gjithë arkivat në një vend të vetëm, për të shmangur shpërndarjen apo zhdukjen e tyre.

ME TE LEXUARAT