Kandidati i katërt për kryeprokuror: Kam hetuar Babagjyshët dhe vrasësit me pagesë

Aktualitet

Komisioni i Ligjeve ka dëgjuar kandidatin e katërt për kryeprokuror të përkohshëm.

Prokurori Besnik Muci, aktualisht nga krimet e rënda tha se ka hetuar dosjen e vrasësve me pagesë ku bënte pjesë Julian Sinanaj, por edhe bandën e Lushnjes dhe dosjen e babagjyshëve, grupit të akuzuar për kryerjen e 12 grabitjeve me armë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Muci theksoi se e ka nisur punën në Pogradec dhe më pas në Elbasan, për tu transferuar në pas në Tiranë.

Kandidati theksoi se në vitin 2006 dha dorëheqjen nga detyra pasi drejtuesi i prokurorisë së Tiranës i ndërhyri në hetimin e disa dosjeve të rëndësishme.

Muci u ka dorezuar anetareve te Komisionit edhe nje platforme ku thekson se strategjia e tij do te jete largimi i korrupsionit nga prokuroria dhe motivimi i trupes se prokuroreve ne ushtrimin e detyres. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT