Shkëlqen sulmuesi shqiptar Besart Berisha

Sport

besart-berisha14Sulmuesi shqiptar i Melbourne Victory, Besart Berisha vazhdon të shkëlqej në futbollin australian.

Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, realizoi një gol dhe asistoi në një tjetër gol në fitoren e skuadrës së tij kundër Central Coast Mariners, me rezultat 3-1.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmuesi prishtinas ishte protagonist në këtë fitore të madh të Melbourne Victory, skuadër kjo që sezonin e rregullt e mbylli në pozitën e parë, vend ky që i jep të drejtën formacionit që drejtohet nga trajneri Kevin Muscat, kualifikimin automatik në gjysëmfinalet e fazës play-off ku do të përcaktohet edhe fituesi i titullit kampion.

Berisha, i cili luan sezonin e tij të parë tek Melbourne Victory, tashmë ka pushtuar zemrat e tifozëve të këtij klubi, skuadër kjo që është në rrugë të mirë ta fitoj titullin e kampionit. Ky ishte goli i 13-të për Berishën në këtë edicion të garave.

ME TE LEXUARAT