Abidal: Benzema është lojtari më i mirë i Realit

Sport

abidalIsh-mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal beson se lojtari më i mirë i Real Madridit është Karim Benzema, dhe se do të dëshironte që ish-klubi i tij të konkurronte për ta marrë atë në radhët e tyre.

Reprezentuesi Francez ka shënuar 20 gola në 40 paraqitje për kampionin evropian gjatë këtij sezoni, por prapë ka ma pak gola të shënuara sesa Ronaldo e Bale. Por pavarësisht kësaj, ish-lojtari i Barcelonës është i bindur se ai është më i rëndësishëm se këta dy të fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Real Madridi po që se e shet Benzeman, sigurisht do të shënonin prapë gola, por jo edhe aq shumë sa realizojnë me Karimin në skuadër”, ka thënë Abidal.

ME TE LEXUARAT