Shpërthim i madh në një bazë ushtarake amerikane në Japoni

Bota

zjarrNë një bazë ushtarake amerikane në Japoni pasditen e së dielës ka ndodhur një shpërthim i madh.

Pas këtij shpërthimi shumë helikopterë janë parë mbi këtë zonë, gjithashtu edhe shumë shërbime emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, në qytetin Sagamihara, në jug të Tokios.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raporteve nga Mirror, aktualisht është duke u djegur një depo armësh, në këtë bazë ushtarake.

“Një zjarr ka kapluar bazën ushtarake amerikane”, ka thënë një zyrtar nga departamenti i zjarrfikësve për Fox News. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

ME TE LEXUARAT