Bashkim Fino: Çfarë keni me Enverin? Ka bërë punë të mira

Aktualitet

Bashkim-fino2-525x350Enver Hoxha vazhdon të jetë pesë e debateve politike edhe pas 30 vite nga vdekja.

Gjatë një debati në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino i ka kërkuar kolegut të tij demokrat që të kujtojë se Enveri ka bërë punë të mira.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Debati u hap nga deputeti i PS-së, Ulsi Manja, i cili kujtoi se të paktën në kohën e Hoxhës njerëzit kishin ujë.

Manja arrin deri aty sa thotë që Shqipëria për nga bujqësia ishte në vend të tretë apo të katërt në botë, raporton “Panorama”.

Ulsi Manja: Ne, gjenerata që jemi tani në politikë dhe në ekzekutiv, nuk na ka ngelur tjetër veçse të rikthejmë atë sistem ujësjellësish që ne kishim deri në vitin 1992. Shqiptarët kanë pirë ujë, kanë pasur ujë të rrjedhshëm dhe kanë pasur ujë 10-fish më shumë se ç’kanë sot. Por në vazhën e shumë shkatërrimeve që bëri politika në këtë vend dhe që filloi në vitin 1992, kur u kapën kazmat dhe u shkatërruar çdo gjë e mirë që ishte ndërtuar në këtë vend, me ujësjellësa, ujin e pijshëm, me sistemet vaditëse, sistemet kulluese, frutikulturën, me një bujqësi ndoshta-ndoshta krahasuar për kohën me tre-katër vendet më të zhvilluara në botë.

Arben Ristani: Në çfarë vendi jemi sot (qesh)?

Ulsi Manja: Kjo gjenerat që qeverisi Shqipërinë pas vitit ’92, dhe që na çoi në luftë civile në vitin 1997, vjen tani dhe shqetësohet për shatërvanin e Durrësit dhe Kavajës.

Arben Ristani: Të nisësh nga shqetësimet normale të korrupsionit dhe të evokosh kohën e Enver Hoxhës, kjo është kujë e zezë. Ju del tamam nga shpirti.

Ulsi Manja: Ti e evokon kohën e Enver Hoxhës, ti e kujton dhe ai ati yt shpirtëror.

Arben Ristani: Ti e evokove.

Ulsi Manja: Që ka pas ujë në kohën e Enverit, ka pasë.

Arben Ristani: Po ik ore andej.

Bashkim Fino: Çfarë keni me Enverin? Çfarë doni nga Enveri? Ka bërë punë të mira…

ME TE LEXUARAT