Bashkia Tiranë: Luan Rama u shkarkua nga ministër pas sherrit ordiner për motive të dobëta

Aktualitet

bashkiaBashkia e Tiranes reagoi pas qendrimeve publike te Sekretarit te Pergjithshem te LSI-se Luan Rama. "Lulzim Basha ka dëshmuar në çdo funksion publik se di të mbajë premtimet. Ndërsa, Luan Rama u shkarkua për sherr ordiner me gazetarët për motive të dobëta. Lulzim Basha  i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, Terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj. Ndërsa, LSI do të mbahet mend se si kryetari i saj u akuzua për vrasje deputetësh dhe mazhoranca për varfërim, mjerim,dhunë ndaj qytetarëve dhe kriminalizim të pushtetit", thuhet ne deklaraten e Bashkise se Tiranes.

ME TE LEXUARAT