Dita e Verës, Basha në Elbasan: Shqiptarët po varfërohen, duan një ofertë të re politike

Politikë

basha-elbasanKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ne Ditën e Verës ka uruar familjet shqiptare për më shumë mirëqënie e begati në familjet e tyre.

Basha pasi ka vizituar panairin e hapur për këtë ditë në Elbasan, ka theksuar se varfëria dhe papunësia kanë depërtuar thellë në shoqërinë shqiptare, duke bllokuar kështu zhvillimin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shpreh urimet më të përzemërta për Ditën e Verës, ditën e luleve. Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për shpresë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre dhe për të nxjerrë veten nga problemet.

Në këtë panair kam prekur zhgënjimin dhe trishtimin për gjendjen e rëndë ekonomike. Papunësia, varfëria dhe shtrëngimi i lakut në familjet shqiptare reflektohet në rënien e konsumit, investimet, në rënien e përgjithshme ekonomike.

Në këto kushte uroj me gjithë zemër që bashkë me lulet e verës shqiptarët të kenë edhe shpresën për t’u kthyer në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe një të ardhmeje që siguron zhvillim, punësim dhe mirëqënie për të gjithë”, ka deklaruar Basha.

ME TE LEXUARAT