Basha: Krimi i organizuar, sfida më e madhe për shtetin ligjor dhe integrimin

Politikë

basha-Kryetari i Partisë Demokratike priti Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson, me të cilin ndau shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend dhe depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të qeverisjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha shprehu shqetësimin e thellë të kthimit të vendit në një terren të favorshëm për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke përmendur rastet e fundit të instalimit të impiantit të kokainës, apo përfshirjen e efektivit të FA në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se dekriminalizimi është një proces jetik për vendin, e për të ardhmen europiane, pasi cdo ditë po konstatohen raste të emërimit të personave me precedentë të rëndë penalë deri në postet me të larta të qeverisjes.

Basha e njohu Drejtorin e Zgjerimit me aktet e njëanshme të mazhorancës që synojnë kapjen e drejtësisë dhe jo reformimin e saj.

Korsia që po ndjek mazhoranca, tha Basha, pa konsensus, pa ekspertizën e partnerëve ndërkombëtarë, pa përfshirjen e aktorëve të drejtësisë, është e rrezikshme, dhe e kundërta e modelit europian për të cilin ka nevojë vendi.

 

ME TE LEXUARAT