Barroso: Hungaria mund ta rikthejë dënimin me vdekje vetëm nëse del nga BE-ja

Bota

barrosoHungaria mund ta rikthejë dënimin me vdekje vetëm nëse del nga Bashkimi Evropian, deklaroi dje ish-kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

“Nëse një shtet anëtar dëshiron të rivendosë dënimin me vdekje edhe mund ta bëjë, por do t’i duhet ta braktisë Bashkimin Evropian”, deklaroi Barroso në një intervistë të publikuar nga televizioni hungarez, ATV.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban është ndeshur verbalisht me BE-në për çështjen e dënimit me vdekje. Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të rivendoset në qendër të debatit politik në Hungari.

Hungaria e ka ndaluar dënimin me vdekje pas rënies së komunizmit, në vitin 1990, si edhe për të plotësuar kushtet për anëtarësim në BE, anëtare e së cilës u bë në vitin 2004.

ME TE LEXUARAT