Perplasja filmohet live, gruaja qellohet me tre plumba, por e merr me te qeshura

Bota
Perplasja filmohet live, gruaja qellohet me tre plumba, por e merr me te qeshura

Një grua e ka pësuar keq nga një përplasje verbale që ka pasur me disa persona të paidentifikuar, të cilët qëlluan mbi të 3 herë dhe u larguan menjëherë nga vendngjarja.

E gjithë ngjarja është transmetuar live në “Facebook” krejt rastësisht. Videoja e filmuar nga mikesha e saj, shfaq gruan duke ecur nëpër rrugët e Chattanooga në Tennessee të SHBA-së. Gjithçka duket shumë normale në fillim, deri në momentin ku ajo bërtet me të madhe duke thënë “kjo është shtëpia ime”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë çast në drejtim të saj kanë vërshuar tre plumba, nga personi i cili ndodhej brenda në makinë. Mikesha e të plagosurës e cila ishte duke xhiruar të gjithë ngjarjen është fshehur e tmerruar për t’i shpëtuar plumbave.

Pasi autorë u larguan, gruaja që po transmetonte gjithçka në “Facebook” u drejtua me shpejtësi nga shoqja e saj, e cila ishte e mbuluar e tëra me gjak, por qeshte gjatë gjithë kohës.

Sipas mediave Amerikane nuk dihet se në çfarë kohe ka ndodhur kjo ngjarje, por gjithashtu ata nuk japin ndonjë detaj se çfarë ndodhi me fatin e viktimës.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2020/01/20/8728797557905142717/636x382_MP4_8728797557905142717.mp4

ME TE LEXUARAT