Derbi Roma-Lazio barazim, Totti bën spektakël

Sport

totti2015Spektakël, 4 gola, përmbysje, lojtarë madhështorë si Anderson e Totti, një barazim 2-2 dhe selfie. Ky ishte derbi i Romës, mes verdhekuqve dhe Lazios që rezultoi një vitrinë e jashtëzakonshme reklamimi për Serie A, me dy skuadrat që zhvilluan ndeshjen kartolinë të këtij sezoni duke konfirmuar për më tepër se futbollistët e mëdhenj nuk reshtin kurrë se magjepsuri, si Franceso Totti, që mori për dore Romën drejt një përmbysje të pabesueshme.

Roma nisej e favorizuar në renditje por jo në ecuri, pasi në javët e fundit të dyja skuadrat kishin patur një kurbë të njëjtë në rezultate. Fillimi megjithatë ishte më i mirë për bardhëkaltërit, që të frymëzuar nga një Felipe Anderson i jashtëzakonshëm u duk sikur e hodhën në tapet Romën që në pjesën e parë. Në të 25-tën, braziliani "qëndisi" një asist fantastik për Maurin që fluturimthi mposhti De Sanctis-in.

Festa bardhëkaltër megjithatë nuk kishte përfunduar, pasi katër minuta më pas ishte Mauri që i ktheu nderin Andersonit, duke i shërbyer një goditje nga jashtë zone, të cilën braziliani e depozitoi në fundin e rrjetës. Roma në pjesën e parë dukej sikur nuk kishte zbritur fare në fushë, por në fraksionin e dytë muzika ndryshoi falë dhe një Totti të frymëzuar, që pavarësisht viteve të tij tregoi se mbetet i pashtershëm për Romën por dhe për spektaklin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Roma tashmë e kishte një mundësi për të rihyrë në ndeshje, dhe kërkoi të shfrytëzonte kohën në favor të saj. Iturbe provoi nga distanca por Marcchetti fluturoi për të ruajtur epërsinë.  "Olimpico" kërkonte gol dhe thirrjes së tij ju përgjigj Totti në të 64-trën, me një gol prej lideri të vërtetë. Festa e kapitenit ishte akoma më magjepsëse se goli, teksa realizoi një selfie me një tribunë të tërë verdhekuqe pas shpine, një festim që nuk ishte parë kurrë në fushat e Serisë A. Ndeshja fitoi emocione të jashtëzakonshme, dhe pavarësisht barazimit të shifrave askush nuk hoqi dorë nga kërkimi i fitores, por në fakt fitoi pasaktësia përpara portës, për një derbi ku rezultati më i drejtë ishte ai që u shënua në fund në tabelën e "Olimpico", 2-2.ssport

ME TE LEXUARAT