Përmbytjet, Zusi: Bankat kanë marrë listën e familjeve që u ngrijnë shlyerjet e interesave

Aktualitet

permbytjeTë gjashtëmbëdhjetë bankat tregtare që operojnë në vendin tonë kanë marrë listën e banorëve kreditorë, që do të përfitojnë nga ngrirja e interesave për një periudhë 2 vjeçare, si pasojë e dëmtimeve që pësuan nga përmbytjet e diteve te fundit.

Zv.ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, në një debat televiziv ku është diskutuar  bilanci i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, tha se “ të gjitha bankave, u jane derguar listat e familjeve të prekura nga përmbytja dhe se te merkuren nis rakordimi për t’u pezulluar pagesa e kësteve të kredisë për të paktën dy vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Edi Rama ne nje takim për përballimin e situatës në zonat e përmbytura u kërkoi pak ditë më parë drejtuesve të bankave, qe kredimarrësve te zonave bujqësore të përmbytura, t’iu jepej koha e nevojshme, për shlyerjen e kësteve të kredisë.

“Dëmtimi i prodhimeve të tyre dhe serave i vendos fermeret në kushte të vështira. Këtyre kredimarrësve duhet t’iu jepet koha e nevojshëm.”- ka thënë Rama në një deklaratë për mediat pas ketij takimi , duke shtuar se  “përgjigja e bankave kishte qene  e qartë që do ju  krijohej kjo lehtësi.”

ME TE LEXUARAT