BBC: Banka Qendrore Evropiane pritet të ndërpresë sot huadhënien emergjente për bankat greke

Bota

ATHINEBanka Qendore Europiane pritet të ndërpresë sot huadhënien emergjente për bankat greke.Lajmi është publikuar nga BBC pak orë pasi parlamenti greke miratoi kërkesën e qeverisë për një referendum më 5 korrik.

Ndërkohë presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se Greqia duhet të mbetet në zonën euro, duke shtuar se ai po kontakton me kreditorët e Athinës për të ndaluar daljen e shtetit Helen nga unioni monetar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Greqia është dhe duhet të mbetet një anëtare e Euroës,” shkroi ai në Twitter pasi ministrat e eurozonës refuzuan të zgjasin afatin e shlyerjes së borxhit grek ndaj FMN-së që skadon më 30 qershor.

“Jam në kontakt me liderët e BE për të siguruar integritetin e zonës Euro në të 19 shtetet anëtare,” tha ai pas takimit të 18 vende të eurozonës në Bruksel, ku mungoi homologu grek.

Parlamenti i Greqisë miratoi mbrëmë planin për mbajtjen e referendumit më 5 korrik.

Sipas Alexis Tsipras, tha se është i vetëdijshëm se “populli grek do ta thotë një jo të theksuar ndaj ultimatumit” të kreditorëve të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Partnerët e vendeve të eurozonës kanë reaguar negativisht ndaj planit për referendum dhe dje e kanë refuzuar kërkesën e Athinës për zgjatjen e programit të kreditimit pas 30 qershorit.

Në këtë ditë, Greqia duhet t’i paguaj Fondit Monetar Ndërkombëtar 1.6 miliardë euro.

Pa fonde të reja ka shqetësime se Greqia mund të largohet nga eurozona, ndërsa ekonomia e saj mund të shkatërrohet,

ME TE LEXUARAT