Tiranë, kapet banda që grabiti pesë banesa

Aktualitet

policia-kamzePolicia njoftoi se eshte atritur dokumentohen disa vjedhje banese të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në Tiranë.

Burimet zyrtare kane deklaruar se nga Komisariati i Policisë Nr.5 Tiranë u arrit të dokumentohen tërësisht disa vjedhje banese të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne vazhdim te hetimit, u ndaluan shtetasit :

1. Flogert Hysa, 22 vjec, banues në Tiranë,

2. Fatjon Kaci 18 vjec, banues në Tiranë,

3. Edmond Lleshi 19 vjec, banues në Tiranë,

4. E.V, 17 vjec, banues në Tiranë,

5. Erjon Nikolli 28 vjec, banues në Durrës,

Këta shtetas dyshohet se janë bashkëpunëtorë në vjedhjen e banesës së shtetasit M.M e ndodhur më datë 18.07.2014.

Vjedhja e baneses se shtetasit P.O, e ndodhur me date 12.11.2014,

Vjedhje e banese se shetetasit P.S, e ndodhur me datë 27.12.2014

Vjedhja e banese se shtetasit I.C, e ndodhur me date 04.01.2015

Vjedhje e baneses se shtetases U.F, ndodhur me date 21.10.2014.

Ne cilesine e proves materiale u sekustruan sende si Telefona,DVD,Videoregjistrator,sende kozmetike e rroba te vjedhura ne keto banesa.

Aktualisht po kryen veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhje në bashkëpunim” e ngarkim të shtetasve të lartëpëmendur dhe per vepren penale te “Moskallezimit te krimit”parashikuar nga neni 300 I K.Penal per shtetasin Erjon Nikolli, ka thene policia.

ME TE LEXUARAT