Bekim Balaj nënshkruan për ekipin kroat NK Rijeka

Sport

bekim malajQë nga dita e sotme, futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Bekim Balaj, do të luajë në kampionatin e Kroacisë me klubin e NK Rijekës.

Sipas mediave kroate, përforcimi i radhës është një sulmues 23-vjeçar shqiptar Bekim Balaj, ish-lojtar i Slavia Prague, i cili me NK Rijeka ka nënshkruar një kontratë dy vjet e gjysëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që kur dëgjova se ekziston një interes i Rijekës, isha i sigurt se do të vija. Rreth Rijekës di shumë, pasi këtu kanë luajtur shumë lojtarë shqiptarë. Kam ndjekur rezultatet në Europa League. Shpresoj të luaj mirë, për të përmbushur pritjet e trajnerit dhe të tifozëve”, tha Balaj, pasi përfundoi analizat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës duke u bërë zyrtarisht lojtar i Rijekës.

Sulmuesi i fuqishëm i lindur në Shkodër filloi karrierën e tij tek Vllaznia dhe para mbërritjes në Kroaci ka luajtur për Genclerbirligi, Tiranën, Sparta Pragën, Slavia Pragën dhe Jagiellonën. Për Kombëtaren e Shqipërisë, Bekim Balaj ka luajtur tetë ndeshje dhe shënoi një gol në fitore minimale 1-0 kundër Portugalisë në kualifikueset për Euro 2016.

ME TE LEXUARAT