Iu refuzua azili politik, kush është gazetari turk që u dëbua nga Shqipëria në 2 të mëngjesit

Aktualitet

Iu refuzua azili politik, kush është gazetari turk që u

Erdhi për të gjetur strehim në Shqipëri, por një gazetar turk u dëbua në vendin e tij brenda 24 orësh që kurse zbriti në territorin shqiptar.

26-vjeçari turk Ahmet Emre Olur është dëbuar nga vendi jonë në orën 02:00 të mëngjesit dje dhe është nisur për Turqi.

Avokatët e tij pretendojnë se autoritetet shqiptare jo vetëm që nuk pranuan kërkesën e shtetasit turk për azil politik, por as e protokolluan në komisariatin e Rinasit. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas pretendimeve të tyre, 26-vjeçari turk është gazetar opozitar në Turqi dhe për këtë arsye kërkoi azil politik në vendin tonë.

Ahmet Emre Olur është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë, ndërsa sipas avokatit të tij thuhet se i ka dërguar disa kërkesa shtetin tonë për azil, por nuk janë marrë parasysh, me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur.

 

ME TE LEXUARAT