Ekzekutimi i Marjo Majollarit në Tiranë, babai i tij i dënuar përjetë për dy vrasje në Dajt

Aktualitet

I riu Mario Majollari, 28-vjeç, i ekzektuar mbrëmjen e së martës në zonën e Kinostudios në Tirame, sipas policise, është djali i Avni Majallarit, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Babai i viktimes se mbremjes se marte, i konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë, Avni Majallari, i lindur dhe banues në Tiranë u arrestua në vitin 2014.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas dokumenteve gjyqesore, më 11.01.2001 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”- njofton policia.

Vendimi gjyqesor e ka denuar Majollarin per krimin e ndodhur në vitin 2000 ku akuzohej se ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.

Në momentin e kapjes, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov ; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshmë fishekësh e municionesh

ME TE LEXUARAT