Vlorë, operacioni “24 orë”, bllokohen armë dhe lëndë narkotike, sekuestrohen automjete të vjedhura

Aktualitet

policia-vlorePolicia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi të enjten gjatë një operacioni, armë dhe lëndë narkotike, dy automjete të vjedhura, ndërkohë që arrestoi edhe katër persona, të dyshuar si autorë të veprave të ndryshme penale.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur  se, gjatë operacionit të koduar “24 orë”, që kishte si synim kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri, si dhe bllokimin e automjeteve të vjedhura dhe parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, u arrestuan 4 persona, u proceduan penalisht 3 të tjerë, u sekuestruan dy automjete të vjedhura. Sipas policisë, u arrestua në kushtet e flagrancës 50-vjeçari Dasho Shehaj, pasi në banesën e tij në fshatin Vranisht, 50 km në juglindje të Vlorës, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pushkë model 56, si dhe një sasi prej 5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë. Po ashtu, u arrestua në kushtet e flagrancës edhe 43- vjeçari Ilir Kremidha nga qyteti i Sarandës, i cili, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” me targa AA910BL, nuk i ka ndaluar postbllokut të punonjësve të policisë në aksin rrugor Dhërmi-Vlorë. Menjëherë është bërë ndjekja, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, u sekuestruan automjeti tip “Mitsubushi” me targa VL 3759 C, si dhe automjeti tip Smart me targa AA825KP, të cilët, nga verifikimet e kryera nga policia, kanë rezultuar të jenë të vjedhur. Për këtë arsye dhe me akuzën e “Trafikimit të mjeteve motorrike”, u proceduan penalisht pronarët e këtyre mjeteve, të dy nga qyteti i Vlorës.

ME TE LEXUARAT