Policia zbulon vilën e Aurel Hoxhallarit, organizatorit të vrasjes së Devi Kasmit

Aktualitet

E fshehur mirë ndërmjet kodrave të ullinjve dhe larg banesave të tjera, ishte vila në pronësi të Aurel Hoxhallarit në periferi të kryeqytetit afër Yzberishtit.

Arsenali i armëve, i denjë për betejë të vërtetë, u gjet në dhomën e gjumit të Hoxhallarit, si edhe në një pjesë të përshtatur ne tavanin e vilës një katëshe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtën kohë ka qënduar i fshehur për më shumë se një javë brenda banesës luksoze edhe vrasësi me pagesë i ardhur nga Greqia, Efthymiou Efthymious. Ky i fundit ekzekutoi Devi Kasmin të hënë e kësaj jave.

Por si u zbulua killeri që kishte shërbyer për disa vitë në forcat speciale të Greqisë?

Ishte pikërisht përshkrimi i të prangosurit të parë për vrasjen e Kasmit, Mario Meshini, që çoi në zbulimin e vrasësit me pagesë me origjinë greke.

Meshini ka thënë për grupin hetimor se vrasësi ishte me trup të gjatë, i hollë dhe me mjekër. Këto të dhëna sipas hetuesve përputhen me pamjen e komandos greke, i cili u gjet i fshehur në bodrumin e një vile në periferi të kryeqytetit. Gjithashtu, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, u prangosën në tentativë për t’u larguar nga Tirana. Policia thekson se vijon të jetë në liri organizatori i vrasjes së Kasmit, Aurel Hoxhallari.

36-vjeçari rezulton që të jetë një person me precedent të theksuar penalë, pasi është arrestuar e liruar 4 herë nga drejtësia. Fillimisht ishte ndaluar nga efektivët e komisariatit nr. 6 për plagosje me armë zjarri, por autorësinë e krimit ne ate rast e mori përsipër shoku i tij.

Në vitin 2014, Hoxhallari u arrestua në Kavajë për armëmbajtje pa leje, pasi në automjetin e tij iu gjet një pistoletë ‘Glock’, por u dënua nga gjykata me pak muaj burg. Herën e tretë, emri i Aurel Hoxhallari, i ndryshur në Altin Hoxhallari do të dilte në skenë një vit më pas si porositës i atentatit të Pajtim Serianit në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Hoxhallari u arrestua, por Gjykata e Krimeve të Rënda i dha lirinë, pasi nuk u provuan akuzat.

Historia përsëritet në 2018. Uniformat blu dhe prokuroria pohojnë se organizatori dhe porositësi i vrasjes së Devi Kasmit në 29 Janar në kryeqytet është Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se mund të jetë larguar nga Shqipëria./abcnews

ME TE LEXUARAT