Atentati në Shkodër, ja kush është 44-vjeçari i plagosur rëndë

Aktualitet

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia njofton se atij i është bërë një atentat dhe është qëlluar teksa udhëtonte me mjetin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet me dije se personi i plagosur është 44-vjecari, Syri Mehmetaj.

Policia e Shkodrës ka konstatuar se ka pasur të shtëna në drejtim të mjetit të 44-vjecarit, dhe ka sekuestruar "Benz-in" e tij në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 26.12.2016 rreth orës 11.50 njoftohemi se në spitalin rajonal Shkodër është dërguar një person i plagosur.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Shkodër të cilët konstatuan se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT