Atentat me 450 gr tritol në makinë, fati shpëton ish-kandidatin e Bashkisë Vlorë

Aktualitet

vasil-bedinajNjë atentat me eksploziv ka ndodhur në orët e para të ditës, por fatmirësisht shënjestra e këtij atentati ka shpëtuar pa dëmtime, për shkak se eksplozivi nuk ka shpërthyer.

Lajmi është bërë i ditur nga burime policore, të cilat treguan se atentati është bërë ndaj Vasil Bedinaj, ish-kandidat për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet lokale të 1 viti më parë.

Sipas policisë, në orët e para të ditës së djeshme tek zona e njohur si “Liqeni i Thatë” Vasil Bedinaj, 44 vjeç, në mjetin tip “Benz” me targë AA 404 FZ, i kanë vendosur 450 gram lëndë eksplozive e llojit C4.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lënda shpërthyese ishte e lidhur me një tel me gjatësi 1.5 m. dhe një bateri 9 volt. Nga hetimet e bëra nga policia është arritur në përfundimin se lënda eksplozive nuk ka shpërthyer edhe pse kapsolla detonatorë ka bërë eksploduar.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT