Atentat me armë në hyrje të pallatit, plagoset rëndë 56-vjecari në Shkodër

Aktualitet

atentat-shkoderNjë person 56-vjecar u plagos me arme zjarri në Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë ne spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Ahmet Haxhia”. Sipas dëshmitarëve viktima 56 vjeçar Selami Ahmeti ka qenë duke hyrë në banesën e tij, kur u qëllua me pistoletë nga një person i maskuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas atentatit, i dëmtuari u dërgua në spitalin e qytetit. Lidhur me motivet dhe autorin e krimit policia nuk ka afruar të dhëna, por përsa i përket gjendjes shëndetësore të të plagosurit, mësohet se ai është goditur në shtyllën kurrizore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

ME TE LEXUARAT