Atentat mafioz, vritet "njeriu më i fortë" në Athinë

Bota

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me kallashnikov jashtë një shkolle fillore në periferi të kryeqytetit grek, Athinë, në vendin e quajtur "Glika nera".

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:15 me orën lokale, ku 4 persona me kallashnikovë i zunë pritë “body builder”-it të njohur në Greqi, Basilis Grivas, përpara shkollës fillore ku ai erdhi të sillte të birin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e plumbave është plagosur edhe një grua, të cilës iu ofrua ndihma mjekësore. Vrasësit pritën sa Grivas dorëzoi të birin në shkollë dhe u largua drejt makinës së tij për ta qëlluar.

Policia gjeti në vendngjarje 9 gëzhoja dhe pak më vonë edhe makinën e personave që kryen vrasjen, rreth 600 metra më tutje, të djegur.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, por hetimet e para flasin për larje hesapesh, pasi Grivas ishte i njohur në jetën e natës në Athinë, si pjesë e një grupi mafioz dhe ishte emër i njohur edhe për policinë.

ME TE LEXUARAT