Si te mbrohesh nga Koronavirusi me nje hap te vetem!

Soft
Si te mbrohesh nga Koronavirusi me nje hap te vetem!

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit po e konsideron përhapjen e Koronavirusit si një emergjence globale e shëndetit publik, një eksperte paralajmëroi se kriza është vetëm “në fillimet e saj” – por njerëzit mund të mbrohen me një hap të thjeshtë.

Laurie Garrett, fituese e çmimit Pulitzer, tha për “Yahoo” se njerëzit duhet të jenë “realistë” për infeksionin dhe mbrojtjet që ata përdorin kundër tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një nga mënyrat e zgjuara për t’iu qasur të menduarit ‘sesi të mbrosh veten” është të pyesni mirë! Kur dikush në zyrë ka një ftohje të zakonshme dhe teshtin në të gjithë vendin: Si ia dilni të mos sëmureni dhe ju?”.

“Distanca sociale: ky është hapi numër një. Mbani distancën tuaj nga njerëzit e tjerë “për të shmangur kontraktimin ose përhapjen e një infeksioni”.

“Pastërtia dhe higjiena personale është gjithashtu pjesë e rëndësishme”, shtoi ajo.

“Për të mirën tuaj, mendoni për duart tuaja si problemi juaj numër një: çdo gjë që prekni që është një sipërfaqe e zakonshme”.

Kështu, nëse ju kërkon dikush që t’i jepni dorën, atëherë lani duart pas takimit me të.

ME TE LEXUARAT