Ndahet nga jeta regjizori Artan Minarolli

Aktualitet

minarolliArtan Minarolli u nda nga jeta pas një ataku kardiak natën e kaluar. Minarolli ka qenë drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike.

Ai ishte 57 vjeç, me një karrierë të gjatë në kinematografi. Minarolli studjoi në Akademinë e Arteve, dega dramë në 1982.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio.

Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos.

Filmi i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996.

ME TE LEXUARAT