Vrasje me armë zjarri në Tiranë, viktima Artan Cuku, ish-zv.drejtor i policisë
Një vrasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë ndaj nje ish-zyrtari te larte te policise.
Viktime ka mbetur Artan Cuku, ish-zyrtar i larte i policise se shtetit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ngjarja ka ndodhur tek "rruga e Kosovarëve" në një zonë mes Gardës së Republikës dhe Liqenit Artificial në Tiranë.
Viktima Artan Cuku, ka qene ish-zyrtar i lartë i policisë së shtetit.
Autorët, pasi e qëlluan Cukun për vdekje mësohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.
Artan Cuku e mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në 2013 -ën.
Cuku ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë, nga viti 2009 deri në vitin 2011.