Kërcënohet ministri i Arsimit, Arsim Bajrami

Aktualitet

arsimMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dënuar kërcënimin me dhunë të kryer dje ndaj ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, nga përfaqësuesi studentor në Senatin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me inicialet R. K, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria.

“Më 19 nëntor 2015, ministri Bajrami ka pranuar mesazhe kërcënuese nga ky përfaqësues studentor në Senatin e Universitetit të Prishtinës, me qëllim të kanosjes me dhunë, pengimit në ushtrimin e detyrave zyrtare të Ministrit dhe thirrjen për rezistencë dhe mosbindje ndaj vendimeve të ligjshme, që paraqesin vepra penale të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

“Kërcënimet e tilla me dhunë, kanë për synim të pengojnë përkushtimin e MAShT-it për vendosjen e rendit akademik dhe ngritje të cilësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe të realizimit të interesave të kundërligjshme dhe në dëm të interesit të studentëve të Universitetit, përmes metodave të presionit dhe kërcënimit me dhunë,” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Arsimit.

ME TE LEXUARAT