Kapen dy vëllezërit e kërkuar për vrasje tek "varrezat e Dëshmorëve"

Aktualitet

POLICIDy vellezer te akuzuar per tentative vrasje jane arrestuar ne fundjave ne Tirane.

Policia ben me dije se eshtë bërë e mundur kapja e dy personave në kërkim për veprën penale "Vrasje me dashje "e mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 76-22 të Kodit Penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konkretisht policia ka arrestuar dy vellezërit Ismail Ago ,27 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë dhe Ergis Ago, 23 vjeç, banues në Tirane

Ndaj tyre Gjykata e shkallës së Parë Tiranë me vendime të ndryshme të datave 14 Tetor 2015 dhe 28 janar 2016 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Sipas policise, nga veprimet hetimore ka rezultuar se me datë 10.09.2015 të dy këta shtetas në rrugen e Elbasanit, pranë varrezave të Dëshmoreve kanë tentuar për të vrarë me mjete prerëse shtetasin D.D .

"Policia e Tiranës po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon", theksuan burimet zyrtare.

ME TE LEXUARAT