Greqi, parandalohet tentativa e shqiptarëve për arratisje nga burgu

Aktualitet

burgu2015Policia greke njoftoi se ka dështuar një tentativë për t’u arratisur e të paktën 25 të burgosurish nga vendi i vuajtjes së dënimit në një burg të sigurisë në Korfuz të Greqisë. Mes tyre numëroheshin edhe disa shqiptarë.

Plani të burgosurve për t’u arratisur ishte afër realizmit, por u zbulua në momentin e fundit për shkak të një rastësie. Sipas mediave greke ka qenë qeni i një kalimtari që zbuloi një vrimë të hapur në murin e burgut dhe nga dëgjoheshin zhurma gërmimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtat burime thanë se me njoftimin e kalimtarit zona u rrethua nga dhjetra forca policie duke evituar arratisjen. Mediat greke shkruajnë se ideatori i planit dyshohet se është një i dënuar grek nga Larisa. Në listën e të dyshuarve janë të dënuar grekë, shqiptarë, një turk dhe një sirian.

Policia greke njoftoi se tuneli i nëndheshëm ishte rreth 15 metra dhe ishte drejtuar nga pylli pranë burgut. Dheu i hequr ishte fshehur poshtë krevatëve ndërsa rojet nuk kishin pikasur asgjë të dyshimtë.

ME TE LEXUARAT