Kandidimi në Elbasan, Ardian Turku dorëzon mandatin e deputetit

Aktualitet

turkuArdian Turku është i pari deputet qe vendos te dorëzoje mandatin per te kandiduar ne zgjedhjet e 21 qershorit per Bashkinë e Elbasanit.

Ai rikthehet ne garën per Elbasanit, pasi ai e ka drejtuar këtë bashki ne vitet 2003-2007 edhe pse këtë here do te ketë përballë Qazim Sejdinin, i cili mbështetet nga nje koalicion i madh me PS, LSI, PDIU e FRD. Gjate kësaj jave, PD ka zyrtarizuar 4 kandidatet e pare per betejën elektorale te 21 qershorit.

Te paret jane zyrtarizuar Igli Kokalari ne Gjirokastër dhe Altin Çomo ne Libohove. Me pas, Basha zyrtarizoi edhe Ardian Turkun dhe rikandidimin për te treten here te Xhelal Mziut ne Kamez. Mësohet gjithashtu se ne Kukës, do te kandidoje Bashkim Shehu, i cili aktualisht drejton departamentin per sigurinë ne PD, ne Vore do kemi rikandidim te Fiqiri Ismailit.

Ne Korçe i favorizuar është Andrea Mano, ne Shkoder ende nuk është vendosur nese do te kemi nje përballje zonjash edhe pse deputetja e PD Voltana Ademi është nje prej kandidaturave te propozuara nga dega e PD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne Durrës, kandidati favorit eshte Ardian Muka, por marrëveshja me partine republikane dhe Agron Duken mban peng zyrtarizimin e kandidaturës per këtë bashki. Dhe ende mbetet e hapur gara per Bashkinë e Tiranës. Kandidatet kryesore jane Jorida Tabaku, Grida Duma, Halim Kosova, Gerti Bogdani e Besnik Aliaj; por vendimi final duket ende i largët.vizionplus

ME TE LEXUARAT