“Krerët e degëve të PD në Elbasan refuzojnë të bëjnë fushatë”, apeli i deputetes demokrate

Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, është një nga emrat që kanë mbetur jashtë listës së PD-së pë zgjedhjet e 25 qershorit, por ajo ka shprehur mbështetje për Lulzim Bashën.

Sot përmes një postimi në rrjetin social “Facebok”, ajo shkruar se krerët e degëve në qarkun e Elbasanit kanë refuzuar që të bëjnë fushatë.

Arbjola Halimi u ka bërë thirrje atyre që të mos tërheqin nga gara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i deputetes:

“Sapo mora vesh se kryetarët e degëve në Qarkun e Elbasanit kanë refuzuar të bëjnë fushatë. U bëj thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë për fitoren e Partisë Demokratike dhe të mos tërhiqen. Ju jeni qëndrestarët. Une gjithashtu jam me ju dhe do të jem në fushatë.

Përpara me PDSH. Rroftë Shqipëria”, shkruan Arbjola Halimi.

ME TE LEXUARAT