Flet pronari i kompanisë që porositi banane në Kolumbi: E vërteta e drogës në kontenier

Aktualitet

Arbër Cekaj, pronari i kompanise Arbri-Garden ka folur per News24 sot dhe ka dhene versionin e tij per drogen qe u gjet ne kontenierin me bananet qe ai kishte porositur nga Kolumbia.

“Që nga viti 2012 janm regjistuar në QKR, s’kam asnjë lidhje me drogën e kapur theksoj, se po spekulohet shumë. Po Arbër Cekja porosit cdo javë fruta nga Kolumbia, Ekuadori, Amerika, limon e portokaj nga Argjentina dhe ska asnjë lidhje me drogën e gjetur apo me gjëra të tjera të paligjshme”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kush ju njoftoi

Nëse do futeshin në burg të gjithë pronarët e kompanive sa herë është kapur drogë në kontenier s’do kishim asnjë frut për të shitur as në Shqipëri as në Evropë.

Kam kontratë për 4 kontenierë në javë me një nga firmat më serioze në Kolumbi

unë porosis 1500 arka banane.

Kontenierët s’kanë lidhje me firmën Arbri-Garden

Asnjë person s’është kapur në flagrancë, thjesht kanë pritur gjithë ditën të vinin kontenierët, Donaldo është thjesht në mungesën time ka shkuar aty me kolegun e tij dhe e gjitha kjo s’ka asnjë gjë të paligjshme nga ana jonë, unë s’kam as kamionin tim.

Policia të gjente ku do shkonte droga pasi të shkarkoheshin bananet, unë jam pro gjendjes së drogës dhe ndalimit të të gjitha drogave, kjo është e vërteta. As kamioni as shoferi s’ka lidfhje me Arbri Garden, 20 paleta do shkarkonte te ne kontenieri dhe do ikte.

Kur jeni larguar

Unë nuk arratisem me gruan time, kam ikur nga Shqipëria, por nuk jam arratisur, unë jetoj në Shqiperi dhe në Gjermani jam rezident, kthimi im është për këtë problem, ikja për arsye familjare, diku nga e shtuna jam larguar. Mos perhapni lajme fakenews, per nje familje te ndershme se shume njerez do duhet te kerkojne falje per familjen Ceka.

Në momentin që doli lajmi kam prerë biletën për tu kthyer.

Kam parë politikanë që kanë thënë ky është me PS, ky është me PD.

Për fat të keq jam një shqiptar dhe një tropojan që s’di ta përdor për fatin e mirë as armën, jo më bandën, skam pas kurrë probleme me qeverinë shqiptare, gjermane, kam lëvizur gjithnjë i lirë. Unë lëviz nga Kosova se bileta e avionit ka qenë më e lirë.

Kam kapur një avokat në Gjermani, kam avokat në Shqipëri të kompanisë sime dhe s’kam lidhje me politikën, as kam votuar që ta dinë të gjithë, jemi një familje inteligjente, skam as vila as saraje, Arbër Ceka një qytetar fare i thjeshte që sështë dënuar as me gjobë as me burg për në Gjermani.

ME TE LEXUARAT