Dëmi 11 milionë euro, prokuroria nis hetimet ndaj ish-kreut të OSHEE, Arben Seferi

Aktualitet

seferiiProkuroria e Tiranës, nis hetimet ndaj ish-administratorit të Operatorit te Sistemit të Shpërndarjes Energjisë Arben Seferi dhe dy ish-vartësve të tij, Enea Zafiri dhe Julian Zanaj.

Organi i akuzes mesohet se ka regjistruar procedimin penal për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndaj tre ish-zyrtarëve të OSSHE-së, duke i kaluar dosjen për hetime të mëtjeshme prokurores Ida Ahmetlli.

Sipas prokurorisë, në raportin e detajuar të dorëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit thuhet se

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ish-administratori i OSSHE-se Arben Seferaj, ish-drejtori i shitjes dhe i shërbimeve mbështetëse vetëm gjatë vitit 2014 i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 24.5 mln euro. Ky dëm, sipas audituesve të KLSH-së është shkaktuar në tre rastet e specifikuara me detaje.

Në rastin e parë, thonë inspektorët e KLSH-së janë konstatuar procedura fictive të kryer nga tre të dyshuarit, duke ulur në mënyrë artificial humbjet teknike, veprim i cili është kryer me fatura të dyshimta, si mbi faturime, keq faturime, faturime të abonentëve pa adresë e që nuk kanë arkëtuar asnjëherë, të cilat janë të mbyllura apo edhe nuk ekzistojnë. Si pasoj e këtyre verpimeve, audituesit thonë se është krijuar një dëm ekonomik shoqërisë dhe buxhetit të shtetit me vlerë rreth 11.1 mln euro.

Në rastin e dytë, në kallëzim thuhet se zyrtarët e OSSHE-së me ndihmën edhe të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë bërë blerje të energjisë me çmime më të larta se ato të tregut. Kështu, në kallëzim audituesit kanë renditur se ofertat për blerjen e energjisë janë hapur brenda një dite dhe 4 orë pas hapjes së ofertës janë shpall fituesit në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e prokurimeve.

Në dosjen thuhet se vetëm për periudhën janar-korrik 2014 ish-drejtuesit e OSSHE-se tashmë të kallëzuar me blerjet e energjisë me çmimin më të lartë se ai që ishte në treg i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 9.8 milion euro.

Në rastin e tretë, thuhet se inspektorët e KLSH-së kanë verifikuar të gjitha procedurat e tenderave të zhvilluara nga OSSHE-ja gjatë vitit 2014. Ku vetëm për 4 tenderat e parë të fillim vitit, për blerjen e materialeve elektrike emergjente për OSSHE-në, të dyshuarit kanë kryer shkelje të rënda proceduriale dhe të ligjit për prokurime publike duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 3.8 mln euro.

Duke mos mjafuar vetëm kjo, audituesit thonë se në tetor – nëntor të 2014 ish-administratori i OSSHE-se pa tender ka vendosur shtimin e kontratave në të katër raste, për blerje transformatorësh, vaj të tyre pajisje të tjera të cilat nuk ishin për raste emegjente pasi magazinat e OSSHE-së i dispononin 80 % të atyre që janë tenderuar për blerje.

Për të gjitha këto veprime, tashmë prokuroria ka nisur hetimet dhe pritet që me sekuestrimn e provave shkresore të nis marrja në pyetje e personave të kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

ME TE LEXUARAT