Ambasada jone ne Turqi: Nuk ka shqiptare te prekut nga termeti, ja ku te kerkoni ndihme

Aktualitet
Ambasada jone ne Turqi: Nuk ka shqiptare te prekut nga termeti, ja ku te kerkoni

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të Turqisë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

Në një deklaratë për mediat ambasada e Shqipërisë në Ankara bën me dije se “deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij termeti”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti.

Ministria për Evropën e Punët e Jashtme bën me dije se Ambasada shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56

ME TE LEXUARAT