Antonio Conte mendon largimin nga drejtimi i Italisë

Sport

CONTELuftë e hapur mes klubeve të Serie A dhe trajnerit të Kombëtares së Italisë, Antonio Conte. Përplasja është e dukshme sepse tekniku nuk do të mundet të bëjë një fazë seleksionimi. Conte kërkoi bashkëpunimin e klubeve por nuk gjeti mbështetje por një tjetër çështje që ka nxehur jo pak ish trajnerin e Juventusit është edhe fakti se data e finales së Kupës për vitin 2016 nuk është caktuar ende.

Në këtë situatë, zërat për një largim të mundshëm të Contes nga stoli i Italisë janë shtuar edhe pse presidenti i Federatës, Tavecchio i ka premtuar zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull. Euro 2016 starton në 10 qershorin e vitit të ardhshëm dhe në përfundim të kampionatit, lojtarët do të kenë një javë pushim.

Në këtë mënyrë Conte do të ketë në dispozicion vetëm 2 javë për të përgatitur europianin dhe nëse finalja luhet në 19 apo 21 maj kjo do t'i komplikonte shumë gjërat. Dorëheqja duket shumë larg sepse Conte nuk dëshiron të largohet nga kombëtarja në këtë pozitë pasi do ta ulte shumë besueshmërinë, ndërsa ai mbetet në pritje të një oferte të rëndësishme nga klubet e mëdha të kontinentit.ss

ME TE LEXUARAT