Një ditë pas arrestimit, ja cfarë gjeti policia në banesën e ish-drejtorit të rrugëve Dashamir Xhika

Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika, pas abuzimeve në procedurat tenderuese dhe mbikëqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009. Arrestimi i Xhikës është realizuar në banesën e tij, ndërkohë në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës dhe Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit).

Pas Xhikës, Tomës dhe Tarbës janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, biznesmenë, gjithsej 6 të arrestuar në total, një në arrest shtëpie, ndërsa 6 janë lënë në detyrim paraqitje. Abuzimet financiare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë pasur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar” thuhet në akuzën e prokurorisë për zyrtarët e lartë.

Gjykata ka dhene vendim për lejimin e kontrollit të banesave për; Xhikën, Tomën, Tarba, vëllezërit Hysa dhe Rezarta Bokçiun. Dosja është një nga tri procedimet dosjet për të cilat, prokurorja e Elbasani Amanda Xhaferi,kallëzoi për “Shpërdorim detyre” në polici ish-drejtuesin e prokurorisë Dritan Gina. Gina u akuzua nga Xhaferi se kishte fshehur dosjen e rrugës Elbasan-Gjinar.

Të arrestuar

Dashamir Xhika

Andi Toma

Besnik Hysa

Kujtim Hysa

Flutura Hysa

Rexhep Tarba

Arrest shtëpie

Rezarta Bokçiu

Detyrim Paraqitje/ Kolaudues

Lek Tusha

Astrit Qafa

Malvina Kallabaku

Afërdita Basha

Kastriot Braha

Nderkohe diten e sotme Policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e Dashamir Xhikës dokumente tenderash me vlerë për hetimin. Policia gjeti 80 dosje tenderash rrugësh me dokumente origjinale. Dashamir Xhika banon në një rezidencë të njohur vilash në kryeqytet, ndërsa kontrolli është bërë ditën e sotme pas miratimit të kërkesës nga gjykata. Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme, Dashamir Xhika pritet që të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e shtunë.

ME TE LEXUARAT