Bllokohet traget i linjës Ancona - Durrës, pësoi defekt një orë pas nisjes

Aktualitet

tragetNjë traget i linjës Ancona Durrës është bllokuar në port që prej mbrëmjes së djeshme.

Një nga pasagjerët ka telefonuar në News24 dhe ka treguar se trageti është nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme por pas një ore ka pësuar defekt dhe është tërhequr sërisht në port.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas pasagjerit Petrit Halili gra, fëmijë dhe të moshuar vazhdojnë të presin në traget dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje se kur mund të nisen drejt Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT