Eksodi i shqiptarëve, Totozani: Duhet analizë e thellë e shkaqeve të largimit masiv

Aktualitet

totozaniAvokati i Popullit Igli Totozani ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të analizojnë thellë arsyet e largimeve masive të shqiptarëve drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Në një njoftim për mediat, institucioni i Avokatit të Popullit e ka cilësuar shqetësuese situatën aktuale ku cdo ditë raportohen shifra të eksodit dhe kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Prej më shumë se një viti Avokati i Popullit po ndjek me shqetësim të madh largimin e qytetarëve nga vendi. Këtë shqetësim Avokati i Popullit e ka ndare me Parlamentin dhe qytetarët qysh një vit më parë nëpërmjet një raporti të posaçëm ku analizohen me përgjegjësi shifrat dhe shkaqet e këtij fenomeni që po merr përmasa alarmante sot.

Avokati i Popullit nxit autoritetet shtetërore ta trajtojnë me shumë kujdes, përgjegjshmëri dhe humanizëm këtë fenomen për të kuptuar shkaqet realë social-ekonomik që shtyjnë në këtë lëvizje masive.

Njëkohësisht, Avokati i Popullit i bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e atyre që përfitojnë në mënyrë të paskrupullt duke mashtruar shqiptarët për mundësi azili në vendet perëndimore, mundësi të cilat sikundër është përmendur nga ambasadorët e vendeve perëndimore, nuk ekzistojnë”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

ME TE LEXUARAT