Reagon Alyne: Po më vijnë shumë mesazhe urrejtjeje, nga luftëtarët tipikë

Showbiz

Intervista e blogerit Nuseir Yassin e transmetuar të shtunën mbrëma në emisionin “Xing me Ermalin”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas incidentit që ndodhi me të dashurën e tij Alyne.

Kjo e fundit u prek nga pyetja dhe qau me ngërshëri pasi u ndje e fyer si femër kur dëgjoi Kejvinën t’i drejtohej Nuseir-it: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline duke qarë.

Ky moment ka prekur shumë shqiptarë që e ndoqën emisionin. Dhe disa prej tyre madje i kanë shkruar Alyne-s në Instagram duke u solidarizuar me të.

“Po më vijnë shumë mesazhe urrejtjeje, nga luftëtarët tipikë, por çfarë është më e rëndësishme janë mesazhet që më mbështesin nga shqiptarët në çdo vend të botës. Ka ende shpresë në këtë botë me njerëz si këta!”, shkruan Alyne në Instagramin e saj teksa publikon foto të mesazheve të dërguara nga shqiptarë.

Ajo shprehet se 80% e mesazheve janë pozitive dhe mbështetëse nga shqiptarët e “mrekullueshëm” dhe ka mbetur e surprizuar nga e gjithë kjo situatë.

Në shumicën e rasteve, shqiptarët e falënderojnë Alyne-n që ngriti zërin për të drejtat e femrave në vendin tonë dhe e falënderojnë që nuk qeshi nga pyetja “idiote” e bërë në emision.

ME TE LEXUARAT