Vodhi 30 mijë dollarë nga llogaria e klientit, arrestohet ish-drejtori i filialit te "Alpha Bank"

Aktualitet
Vodhi 30 mijë dollarë nga llogaria e klientit, arrestohet ish-drejtori

Florant Nako, 35 vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i nje filiali te Alpha Bank ne Tirane eshte arrestuar pasi duke shfrytëzuar postin e tij ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30 000 dollarësh amerikanë.

Arrestimi i ish zyrtarit te larte te Alpha Bank, eshte bere pas finalizimit te operacioni policor i koduar “Bankieri”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve për shtetasin Florant Nako, 35 vjeç, i cili akuzohet se ka vjedhur 30 mijë dollarë nga llogarinë rrjedhëse të një klienti, ka pasur nje kallezim penal nga vete banka e demtuar nga kjo ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohet një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .

ME TE LEXUARAT