Aleks Buda, tani një bust edhe në Tiranë, me vendim të bashkisë

Aktualitet

aleksNë lulishten përballë akademisë së Shkencave në Kryeqytet u organizua edhe ceremonia e perurimit te bustit te Akademikut Aleks Buda. Vepra u realizua nga skulptori Ilmi KASEMI, aprovuar me vendim unanim te Keshillit Bashkiak te Tiranes.

Aleks Buda lindi në vitin 1910 dhe është Personalitet i historiografisë dhe i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX. Ai Lindi në Elbasan në një familje të njohur intelektuale dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si dhe “Mësues i popullit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aleks Buda udhëhoqi një aksion të madh shkencor të studimeve ndërdisiplinore, të cilat mundësuan ndriçimin e proceseve kardinale historike, si atë të vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe të formimit të etnosit shqiptar, të gjuhës e kulturës së tij, të lindjes dhe formimit të shtetit të Arbrit dhe të rolit të shqiptarëve në historinë ballkanike.

Për kryetarin e Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti Vendosja e bustit të akademikut Aleks Buda e bën atë “qytetar të përjetshëm” të qytetit të Tiranës.

ME TE LEXUARAT