Francë, Al Kaida kërcënon sërish: Ndaloni sulmet kundër myslimanëve

Aktualitet

FRANCEPas sulmit në revistën Charlie Hebdo ku humbën jetën 12 persona dhe dy rrethimeve të përgjakshme që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Paris, grupet e armatosura paralajmërojnë për sulme të mëtejshme. Al Kaida ka kërcënuar Francën me më shumë sulme terroriste pas 17 njerëzve që u vranë në zyrat e Charlie Hebdo dhe në një supermarket hebre.

Paralajmërimi erdhi pasi Presidenti Francois Hollande ka pranuar kërcënimet, dhe policia sugjeroi se terroristët mund të kenë planifikuar krime të mëtejshme. Një zyrtar i sheriatit nga Al Kaida në Gadishullin Arabik (AQAP), Harith el Nadhari, tha në një video: “Është më mirë për ju që të ndaloni agresionin tuaj kundër myslimanëve, kështu që ndoshta do të mund të jetoni në mënyrë të sigurt. Nëse ju refuzoni, atëherë pritni një lajm të gëzueshëm”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

AQAP ka pohuar se ajo është drejtuar nga vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi në sulmin ndaj Charlie Hebdo “si hakmarrje për nder” të Profetit Muhamed, shkruan Sky News.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar amerikanët që të ruhen nga “veprimet terroriste dhe dhuna” po ashtu edhe mbarë botën pas vdekjeve që kanë ndodhur në Paris.

ME TE LEXUARAT