Kapet 3 ton drogë në një anije peshkimi, arrestohen 5 persona (Pamjet e aksionit)
Një sasi prej 2.9 ton kokainë është sekuestruar në Spanjë, e cila do të kapte një vlerë prej 72 milionë eurosh në treg. Sasia e madhe e lëndës narkotike është gjetur brenda rezervarit të karburantit të një anije peshkimi.
Pas kësaj janë arrestuar pesë persona, kurse rojet bregdetare gjetën kokainën në Ishujt Kanarie, ku ndalën anijen. Sipas të përditshmes El Dia, në operacionin e zbulimit të narkotikëve kanë qenë të përfshirë policia dhe dogana.
Organet kompetente publikuan edhe fotografitë e drogës së sekuestruar. Zëdhënësi i policisë njoftoi se akoma po punohet në përcaktimin e saktë të sasisë të narkotikëve të gjetur.
The Spanish police detained a boat off the Canary Islands, on board of which 2.9 tons of cocaine were found pic.twitter.com/4YsYwCLoui
— The RAGE X (@theragex) April 17, 2022
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të arrestuarit janë katër persona nga Turqia dhe një nga Gjeorgjia, ku që të gjithë janë në paraburgim në Las Palmas.