Detaje tronditese, Isabela, vajza e dyte nga nje familje qe vdes ne aksident

Aktualitet

FB_IMG_1476353195244Detaje tronditëse mësohen rreth aksidentit tragjik të Sukthit, ku humbën jetën tre vajza, Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti dhe një djalë, Dashnor Deliallisi.

Opinion.al ka mësuar se Izabela Gega është vajza e dytë e familjes Gega që humb jetën në aksident. Në vitin 1987 një aksident i rëndë në zonës e minierës së boksideve në Dajt i mori jetën motrës së saj, asokohe 9 vjeçe. Një autobus me nxënës shkolle u rrezua pranë boksideve ku midis viktimave ishte edhe Manjola, motra e Izabelës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po kështu, burime pranë familjes thanë se Izabela kishte jetuar për shumë vite në Greqi, ku ka qenë e martuar, por sëfundmi ishte e divorcuar. Ndërsa i ati, Pëllumb Gega jeton në Itali me vajzën tjetër dhe fatkeqësisht të vetmen, pas tragjedisë së rëndë. /Opinion

ME TE LEXUARAT